Aktualitet

“Çështja McGonigal"/ PD kërkesë në Kuvend, kërkon Komision hetimor për ish-agjentin e FBI-së

Gjithashtu Komisioni propozohet të përbëhet nga 11anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të PD-së dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të PS-së, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.

13 Tetor 2025, 16:06 Nga E. D
“Çështja McGonigal"/ PD kërkesë në Kuvend,
partia demokratike

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij, verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal, vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

Gjithashtu Komisioni propozohet të përbëhet nga 11anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të PD-së dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të PS-së, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh./Dosja.al

partia demokratike

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll