13 Tetor 2025, 15:03
Nga M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura kriminale. Në kuadër të hetimeve është bllokuar një apartament dhe një sipërfaqe toke, të cilat, sipas organit të akuzës, janë blerë me fonde të dyshimta.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M. (alias L. K., L.K., L.M.), i lindur më 14 mars 1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N., dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N. me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtaria kriminale e L. M., ndërsa kjo e fundit nuk ka burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin.
Hetimet kanë zbuluar se shtetasi L. M. është dënuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i Nju Jorkut, për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim. Ai gjithashtu ka qenë në kërkim nga Interpol Roma, pasi me vendimin nr. 71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005, të Gjykatës së Apelit të Salernos (Itali), është dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
NJOFTIMI I PROKURORISE:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme.
Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme:
•Lloji: Apartament
•Sipërfaqja: 103.4 m²
•Adresa: Lagjja “Vasil Shanto”, Shkodër
Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M (alias L. K alias L.K alias L.M), i datëlindjes 14.03.1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar. Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M. Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është denuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i New York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të
Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal./ Dosja.al
preokuroria e shkodres
Aktualitet
13 Tetor 2025, 14:58
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në kuadër të përgatitjeve për protestën e paralajmëruar më 17 tetor në Tiranë...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 14:52
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Drejtësia greke ka dhënë dritën jeshile për zhvarrosjen e Denis Ruçit, 22-vjeçarit shqiptar q...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 12:01
M.L
Artur Metani
TIRANA- Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po zhvillohet sot seanca dëgjimore ...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 11:55
M.L
Dritan shkëmbi
TIRANA- Ditën e sotme pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë shtetasi A...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 11:51
M.L
Foto nga vendngjarja
LUSHNJE- Një furgon që transportonte turistë polakë drejt qytetit të Beratit ka dalë nga rruga dhe ka p&...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 11:43
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Shtetit ka nisur sot aksionin për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elek...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 10:55
M.L
Foto ilustruese
MIRDITË- Prej një jave, 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kan&...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët e Romës, pasi në banesën e tij u g...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 10:29
D.K
TIRANË- Shqipëria ka dy televizione të mëdha që ndajnë mes tyre pjesën më të madhe të audiencës dhe t&e...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 09:54
M.L
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Policia ka proceduar penalisht një 31-vjeçar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ju gj...