13 Tetor 2025, 14:52
Nga M.L
Foto ilustruese
GREQI- Drejtësia greke ka dhënë dritën jeshile për zhvarrosjen e Denis Ruçit, 22-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempi-t tre vite më parë. Vendimi i Gjykatës së Larisës përfshin gjithashtu kryerjen e analizave të ADN-së dhe atyre toksikologjike, pas kërkesës së familjes së të ndjerit.
Verdikti erdhi pas një greve urie që babai i tij, Pano Ruçi, mbajti për 23 ditë rresht përpara Parlamentit grek, duke kërkuar lejen për zhvarrosje dhe rihetim të çështjes. Pas përmbushjes së kërkesave, ai e ndërpreu grevën javën e kaluar. Në një intervistë për emisionin “To Proino”, Ruçi rrëfeu përvojën e tij të dhimbshme dhe mbështetjen që ka marrë nga qytetarë të shumtë, përfshirë edhe figura të njohura të artit dhe kulturës greke.
“Kompozitori Nikos Karvelas vinte në Syntagma pothuajse çdo natë dhe më mbështeste”, tha ai.
Ai përmendi në mënyrë të veçantë edhe Nikos Karvelasin, i cili, siç tha ai, ishte pranë tij pothuajse çdo natë, larg vëmendjes. Kompozitori, pa kamera apo deklarata, qëndroi i qetë pranë tij, duke i ofruar forcë dhe prani njerëzore në një nga momentet më të vështira të jetës së tij, informon “Prothothema”.
“Kanë kaluar edhe disa artistë nga Syntagma. Është e vërtetë që Nikos Karvelas vinte pothuajse çdo natë. Më tha se donte të ishte me mua që të mos isha vetëm. Bisedonim me orë të tëra. Ishte shumë bukur. E bënte me zemër pa publicitet, pa kamera. Nuk donte, prandaj vinte vonë natën”, zbuloi ai.
Ruçi tregoi edhe se ku e gjente forcën për të vijuar grevën: Forca ime gjatë gjithë kësaj kohe vinte nga mendimi për fëmijën tim dhe nga mbështetja e njerëzve, të cilët i dërgonin mesazhe mbështetjeje çdo ditë./ Dosja.al
pano ruçi
Aktualitet
13 Tetor 2025, 12:01
M.L
Artur Metani
TIRANA- Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po zhvillohet sot seanca dëgjimore ...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 11:55
M.L
Dritan shkëmbi
TIRANA- Ditën e sotme pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë shtetasi A...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 11:51
M.L
Foto nga vendngjarja
LUSHNJE- Një furgon që transportonte turistë polakë drejt qytetit të Beratit ka dalë nga rruga dhe ka p&...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 11:43
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Shtetit ka nisur sot aksionin për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elek...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 10:55
M.L
Foto ilustruese
MIRDITË- Prej një jave, 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kan&...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët e Romës, pasi në banesën e tij u g...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 10:29
D.K
TIRANË- Shqipëria ka dy televizione të mëdha që ndajnë mes tyre pjesën më të madhe të audiencës dhe t&e...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 09:54
M.L
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Policia ka proceduar penalisht një 31-vjeçar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ju gj...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 09:42
M.L
Astrit Kalaja
TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas një mbledhjeje urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 09:22
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun...