Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje-Berat! Furgoni me turistë përfundon në kanal, 5 të lënduar, shoferi në gjendje të rëndë

Si pasojë e aksidentit, katër turistë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

13 Tetor 2025, 11:51 Nga M.L
Aksident në aksin Lushnje-Berat! Furgoni me turistë përfundon
Foto nga vendngjarja

LUSHNJE- Një furgon që transportonte turistë polakë drejt qytetit të Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës nacionale Lushnje–Berat, në afërsi të fshatit Çiflik. Si pasojë e aksidentit, katër turistë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i furgonit raportohet të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përfundonte jashtë rrugës./ Dosja.al

aksident ne aksin lushnje-berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2025, 10:29 D.K

A po e normalizon RTSH-në, Eni Vasili?

TIRANË- Shqipëria ka dy televizione të mëdha që ndajnë mes tyre pjesën më të madhe të audiencës dhe t&e...