Aktualitet

Përshkallëzohet protesta e minatorëve të Spaçit, protestuesit bllokojnë hyrjen e kompanisë! Nuk tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave

Punëtorët deklarojnë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa theksojnë se negociatat me kompaninë kanë dështuar, çka ka thelluar tensionet në vendin e punës. Ndër kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë.

13 Tetor 2025, 10:55 Nga M.L
Përshkallëzohet protesta e minatorëve të Spaçit,
Foto ilustruese

MIRDITË- Prej një jave, 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kanë ndërprerë punën dhe po zhvillojnë protestë në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Sot, minatorët kanë përshkallëzuar reagimin e tyre, duke bllokuar hyrjen e kompanisë koncesionare “Tete Albania”.

Punëtorët deklarojnë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa theksojnë se negociatat me kompaninë kanë dështuar, çka ka thelluar tensionet në vendin e punës. Ndër kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë.

Protestuesit pretendojnë gjithashtu se kompania ka refuzuar dialogun dhe ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj organizatorëve të protestës, gjë që ka shtuar pakënaqësinë mes punonjësve. Aktualisht, aktiviteti në minierë është i pezulluar, ndërsa palët pritet të rikthehen në bisedime nëse ndërmjetësohet një zgjidhje nga autoritetet vendore apo qendrore./ Dosja.al

minatoret e spaçit mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2025, 10:29 D.K

A po e normalizon RTSH-në, Eni Vasili?

TIRANË- Shqipëria ka dy televizione të mëdha që ndajnë mes tyre pjesën më të madhe të audiencës dhe t&e...