Politike

"Sot është ditë historike për botën", Berisha: Faza e parë e planit të Donald Trump për Gazën u zbatua me sukses. Ky është një fillim i ri

Gjatë një konference për gazetarët, Kryedemokrati tha se kjo marrëveshje është rezultat i një përpjekje të jashtëzakonshme dhe shënon një trium diplomacie.

13 Tetor 2025, 13:17 Nga E.d
"Sot është ditë historike për botën",
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, duke e quajtur një "ditë historike" për botën. Gjatë një konference për gazetarët, Kryedemokrati tha se kjo marrëveshje është rezultat i një përpjekje të jashtëzakonshme dhe shënon një trium diplomacie.

Berisha deklaroi se kjo marrëveshje e bën Lindjen e Mesme më të sigurt dhe shënon një fillim të ri për popujt e atij rajoni. Në fund, Kreu i PD-së uroi popullin e Gazës për një fillim të ri, i cili i qëndron larg luftës së përjetuar.

"Por sot është një ditë historike për mbarë botën.Faza e parë e planit të presidentit Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme u zbatua me sukses. Pas tërheqjes së ushtrisë së Izraelit në linjat e caktuara, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla dhe rikthen pengjet e vdekura. Presidenti Donald Trump ndodhet aktualisht në Izrael dhe do vizitojë edhe Egjiptin me një mesazh të madh: fillim i ri. Kjo marrëveshje është rezultat i një përpjekje të jashtëzakonshme, i triumfit të një diplomacie eficente. Është një nga aktet më të vështira të regjistruara ndonjëherë në historinë e diplomacisë. Është ndoshta një sukses i pashoq.

Në të vërtetë, kjo marrëveshje e bën Lindjen e Mesme më të sigurt dhe një fillim i ri për popujt e rajonit është një e ardhme krejt tjetër, një e ardhme e ndritur që ato meritojnë. Dua të theksoj me këtë rast se në këtë proces ka pasur një seri momentesh, por do veçoja moment kulmor gjunjëzimin e Iranit nga bombardimi i zonave ku ai pasonte uraniumin dhe ndërprerja e luftës pas këtij bombardimi midis Izraelit dhe Iranit. Pra, sot në Sharm el Sheik ka një konferencë ku marrin pjesë 20 shtete, që do kontribuojnë për paqen dhe rindërtimin e Gazës. Le të shpresojmë dhe urojmë që fillimi i ri të jetë kapitulli më i bukurg që ai rajon ka njohur në historinë e tij." tha Berisha./Dosja.al

pd sali berisha donald trump

Sondazh

Poll