13 Tetor 2025, 13:09
Nga E.d

TIRANË - Sali Berisha, Kreu i PD-së ka thënë se mbi 80 përqind e 220 mijë të zgjedhurve dhe të emëruarve në administratën shqiptare, i përkasin partisë socialiste. Përmes një konference për gazetarët, Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se "mban në duar" të gjithë pushtetet.
Sipas tij, Rama për të marrë mandatin e katër vendosi në ndjekje penale gjatë vitit elektorat të gjithë liderët e partive kryesore opozitare, qeveritarë vendorë dhe deputetë të opozitës. Këto sipas Berishës, janë akte të dënuara në disa rezoluta ndërkombëtare. Në fund Kryedemokrati tha se për opozitën, zgjedhjet e lira, funksionimi i shtetit ligjor dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, kanë rëndësi vendimtare në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
"Në Shqipëri sot të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, Edi Ramës. Mbi 88 përqind e 220 mijë të zgjedhurve dhe të emëruarve në administratën shqiptare, i përkasin partisë shtet. Edi Rama për të marrë mandatin e katërt burgosi dhe vendosi në ndjekje penale në vit elektoral, pa asnjë fakt penal, liderët e partive kryesore opozitare, qeveritarë vendorë dhe deputetë të opozitës, akte të dënuara në disa rezoluta ndërkombëtare. Partia shtet, siç shprehen raportet dhe rezolutat ndërkombëtare, për të marrë mandatin e katërt përdori të gjitha mjetet dhe burimet e shtetit dhe i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale. Edi Rama përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera nuk zbatohen në rast se nuk pëlqehen nga qeveria dhe Edi Rama. Të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament mohohen. Shqipëria është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, prodhues kryesor i kanabisit në kontinent. Degë shqiptare të karteleve më të fuqishme të drogës të Amerikës së Jugut, është provuar se janë të lidhura direkt me qeverinë aktuale dhe janë transportues kryesorë dhe përcaktues të çmimit të kokainës në Europë. Për PD, zgjedhjet e lira, funksionimi i shtetit ligjor dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, kanë rëndësi vendimtare në procesin e integrimit të bazuar tek merita të Shqipërisë në BE, shtylla kryesore këto të programit të partisë," tha Berisha./Dosja.al
pd sali berisha edi rama
Politike
13 Tetor 2025, 12:58
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula vo...
Politike
13 Tetor 2025, 12:41
M.L
Edi Rama
TIRANA- Një incident i vogël, por që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, ka ndodhur gjatë fjalës ...
Politike
13 Tetor 2025, 12:41
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar ditën e sotme se Ballkani Perëndimor mund ...
Politike
13 Tetor 2025, 12:31
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar sot për mediat planin për pë...
Politike
13 Tetor 2025, 12:34
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dha një mesazh për të gjithë personat e inter...
Politike
13 Tetor 2025, 12:31
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasëm i Evropë...
Politike
13 Tetor 2025, 12:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në forumim e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, me disa batuta drejtuar...
Politike
13 Tetor 2025, 12:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet kurajo për të kuptuar se Ballkani Perëndimor mund të bë...
Politike
13 Tetor 2025, 11:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta për largimin e Anglisë nga Bashkimi Evropian. Në konfere...
Politike
13 Tetor 2025, 11:28
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se kushti i zgjerimit të Bashkimit Evropian...