Bota

Sherri me thika mes të miturve ALARMOI kryeqytetin! Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e 5 të plagosurve tek Spitali i Traumës

Konflikti i cili ka nisur për motive banale mes të miturve, ka përfunduar me pesë persona të plagosur. Sipas informacioneve, përplasja fillimisht ka nisur si sherr verbal, por më pas ka degjeneruar në përdorim thike.

13 Tetor 2025, 11:03 Nga M.L
Sherri me thika mes të miturve ALARMOI kryeqytetin! Ja si paraqitet gjendja
Foto ilustruese

TIRANA- Një tjetër konflikt i dhunshëm që ka degraduar në përdorimin e thikave mes të miturve, është regjistruar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 tek Pedonalja e Bathores. Konflikti i cili ka nisur për motive banale mes të miturve, ka përfunduar me pesë persona të plagosur. Sipas informacioneve, përplasja fillimisht ka nisur si sherr verbal, por më pas ka degjeneruar në përdorim thike.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku kanë marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Tre prej tyre janë lënë të lirë pas mjekimeve, ndërsa dy të tjerët vijojnë të mbahen nën kujdesin e mjekëve, por janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

spitali i traumës sherr me thika ne bathore

Sondazh

Poll