Politike

Incident gjatë konferencës! Rama flet për krizën dhe i prishet podiumi, kryeministri e kalon me batuta: Ky është ilustrimi i krizës

Teksa kryeministri po fliste për sfidat dhe krizën, një pjesë e foltores në podium u shkëput papritur, por Rama e kaloi me batuta këtë situatë duke shkaktuar të qeshura në sallë.

13 Tetor 2025, 12:41 Nga M.L
Incident gjatë konferencës! Rama flet për krizën dhe i
Edi Rama

TIRANANjë incident i vogël, por që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, ka ndodhur gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama në Forumin e Parë të Investimeve EU–WB6, që po zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Teksa kryeministri po fliste për sfidat dhe krizën, një pjesë e foltores në podium u shkëput papritur, por Rama e kaloi me batuta këtë situatë duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“Le të kujtojmë fjalët e Zhan Monesë, një prej etërve  themelues të Evropës. Njerëzit e pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin nevojën vetëm kur ja beh kriza dhe meqë ra fjala nevoja është këtu edhe kriza ka ardhur tashmë. Ndaj le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim” tha Rama. (I prishet podium) Më falni, nëse do kishit nevojë për ilustrim të krizës sapo e patë”, u shpreh Rama./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll