13 Tetor 2025, 12:41
Nga I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar ditën e sotme se Ballkani Perëndimor mund të marrë deri në 4 miliardë euro investime nga BE. Gjatë fjalës së saj në forumim e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen theksoi se këto investime do të jepen falë marrëveshjeve që do nënshkruhen në Tiranë.
Von der Leyen dha dhe një mesazh për të gjithë personat e interesuar për të investuar në biznes. Ajo theksoi se kush ka zgjedhur Ballkanin Perëndimor për të investuar, ka zgjedhur Europën.
“Për pak momente do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të biznesi. Nesër do të diskutoni 24 investime të tjera, së bashku ato mund të sjellin më shumë se 4 miliardë euro në rajon. Kjo do të jetë një nxitje masive në të gjithë rajonin. Çfarë e bën kaq të veçantë këtë forum, nuk është vetëm madhësia e investimeve. Po çelim disa iniciativë thelbësore ekonomike tonat për ju. Sot po përçojmë një sinjal të qartë për biznesin: nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën. Një vit më parë erdha në Shqipëri me një zotim: qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të nisnin të përjetonit BE-në në jetën e përditshme. Pas një viti ka ndodhur kështu. Më kujtohet shumë mirë Edi kur më the që “Shqipëria do të bëhet pjesë e SEPA”.
Shërbimet e mia thanë që duhet të bëhej shumë kohë nga ju, por për më pak se dy vjet e bëtë realitet. Që javën e shkuar kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në BE dhe të marrin para që andej me kosto shumë të ulët. Ambasadori im këtu më tha që donte të merrte para në Tiranë dhe i duhej të priste 3-4 ditë dhe kosto ishte 50 euro. Në 8 tetor e provoi sërish, dërgesa u bë në pak minuta dhe pa asnjë kosto. Falë punës së madhe të udhëheqësve si ju Edi, ky ndryshim po ndodh këtu dhe tani. Ky shembull është provë e një fakti të thjeshtë, Ballkani Perëndimor është në rrugën për tu bërë pjesë e BE-së. Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE-së, kanë përfituar rritje ekonomike. Në Kroaci papunësia u ul nga 17% në 4% vetëm në një dekadë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja janë të prirura të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor për këtë arsye”, tha Von der Leyen./Dosja.al
ursula von der leyen
Politike
13 Tetor 2025, 12:31
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar sot për mediat planin për pë...
Politike
13 Tetor 2025, 12:34
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dha një mesazh për të gjithë personat e inter...
Politike
13 Tetor 2025, 12:31
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasëm i Evropë...
Politike
13 Tetor 2025, 12:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në forumim e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, me disa batuta drejtuar...
Politike
13 Tetor 2025, 12:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet kurajo për të kuptuar se Ballkani Perëndimor mund të bë...
Politike
13 Tetor 2025, 11:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta për largimin e Anglisë nga Bashkimi Evropian. Në konfere...
Politike
13 Tetor 2025, 11:28
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se kushti i zgjerimit të Bashkimit Evropian...
Politike
13 Tetor 2025, 11:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me deklaratat kontraverse që ka patur më parë n&...
Politike
13 Tetor 2025, 11:18
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se bashkëpunimi i Bashkimin Evropian sjell ...
Politike
13 Tetor 2025, 11:15
I.A
Von der Leyen
TIRANA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në konferencën e përbashkët me kryeministri...