Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë, Policia: Nuk pati incidente serioze

Sipas njoftimit, Policia ka iniciuar dy raste për cenim të fshehtësisë së votës, në fshatin Bare të Mitrovicës së Jugut dhe në Kllokot.

12 Tetor 2025, 20:51 Nga I.A
Zgjedhjet në Kosovë, Policia: Nuk pati incidente serioze
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës vlerësoi se rundi i parë i zgjedhjeve lokale ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze. Sipas njoftimit, Policia ka iniciuar dy raste për cenim të fshehtësisë së votës, në fshatin Bare të Mitrovicës së Jugut dhe në Kllokot.

“Lidhur me rastet personat e shoqëruar në stacione policore, pas intervistimit me autorizim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim.

Po ashtu, gjatë ditës Policia tha se ka trajtuar rreth dhjetë informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me votimet, por prokurorët kanë vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që këto raste ndërlidhen me vepra penale.

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll