Aktualitet

Vlora përfshihet sërish nga flakët, digjet fusha e mbetjeve në lagjen '24 Maji'

Bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit. 

12 Tetor 2025, 15:44 Nga E. D
Vlora përfshihet sërish nga flakët, digjet fusha e mbetjeve
foto ilustruese

VLORË- Një vatër zjarri ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve në Vlorë në lagjen “24 Maji”. Bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit. 

Ndërkohë banorët e zonës shprehen të shqetësuar për ndotjen dhe rrezikun ndaj shëndetit, pasi era shpërndan re të mëdha tymi në drejtim të zonave të banuara. Gjithashtu ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren, për të vendosur situaten në kontroll.

vlore

Sondazh

Poll