Aktualitet

Sherri në Bathore, Policia: 5 të plagosur, në konflikt të përfshirë dhe të mitur

Mësohet se të përfshirë janë 5 persona, të cilët po marrin mjekim të Trauma. 

12 Tetor 2025, 20:37 Nga I.A

Sherri në Bathore, Policia: 5 të plagosur, në konflikt të

BATHORE- Policia ka dhënë detaje në lidhje me sherrin mbrëmjen e sotme në Bathore. Mësohet se të përfshirë janë 5 persona, të cilët po marrin mjekim të Trauma. 

Ndërkohë që bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë dhe persona të mitur. 

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

sherr ne bathore

Sondazh

Poll