Aktualitet

Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ përditëson të dhënat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00

Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze të raportuara deri në këtë orë. Pritet që pjesëmarrja të rritet ndjeshëm gjatë orëve të pasdites, kur tradicionalisht qytetarët dalin më shumë në qendrat e votimit.

12 Tetor 2025, 14:32 Nga E. D
Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat nga procesi i votimit deri në orën 13:00. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 13:00, kanë votuar 272,177 qytetarë nga 2,025,105 votues të regjistruar, që përbën 13.44% të pjesëmarrjes në nivel vendi. Nga gjithsej 2,571 vendvotime, janë procesuar 2,014 ose 78.34% e tyre.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze të raportuara deri në këtë orë. Pritet që pjesëmarrja të rritet ndjeshëm gjatë orëve të pasdites, kur tradicionalisht qytetarët dalin më shumë në qendrat e votimit.

Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm në gjashtë prej tyre nuk është ndërruar partia fituese që nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në Deçan ka fituar gjithnjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; në Drenas e Kaçanik, Partia Demokratike e Kosovës; në Istog e Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe, në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovës./Dosja.al

kqz zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll