Aktualitet

Sherr mes disa persona dhe të shtëna me armë zjarri/ Çfarë ndodhi në Komoran të Kosovës? 

Siç raportojnë mediat Kosovës fillimisht ka pasur një përleshje fizike dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

12 Tetor 2025, 15:56 Nga E. D
Sherr mes disa persona dhe të shtëna me armë zjarri/
Makina e dëmtuar gjatë konfliktit

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit. Siç raportojnë mediat Kosovës fillimisht ka pasur një përleshje fizike dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Por mësohet se një automjet është dëmtuar, jo nga të shtënat me armë, por nga goditja me çekiç në xhamin e përparmë.

Ndërkohë, policia ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me zgjedhjet, por ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes palëve të përfshira./Dosja.al

te shtena me arme zjarri ne kosove

Sondazh

Poll