Politike

Exit Pollet e nxjerrin humbës, Bedri Hamza shpall fitoren në Mitrovicën e Jugut: Faleminderit

Hamza ka ftuar qytetarët e Mitrovicës së Jugut për festë sonte në palestrën “Minatori” në këtë qytet.

12 Tetor 2025, 19:53 Nga I.A
Exit Pollet e nxjerrin humbës, Bedri Hamza shpall fitoren në
Bedri Hamza

KOSOVË- Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shpallur fitoren e partisë së tij në këtë komunë.

Faleminderit për këtë fitore madhështore, Mitrovicë”, shkroi ai në Facebook, pasi sipas disa exit poll-eve, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri pritet të fitojë drejtimin e kësaj komune që në rundin e parë.

Hamza ka ftuar qytetarët e Mitrovicës së Jugut për festë sonte në palestrën “Minatori” në këtë qytet.

bedri hamza

Sondazh

Poll