Bota

Korea e Veriut prezantoi armën më të fortë bërthamore, Kim Jong Un: Ushtria jonë i shkatërron të gjitha kërcënimet, do të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë

Kjo paradë, u bë në shenjë të përkujtimit të 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë.

11 Tetor 2025, 12:42 Nga E.d
Korea e Veriut prezantoi armën më të fortë bërthamore,
Foto ilustruse

KOREA E VERIUT - Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka udhëhequr paradë të madhe ushtarake ku dhe paraqiti raketën balistike më të fundit të vendit. Kjo paradë, u bë në shenjë të përkujtimit të 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë. Në këtë even morën pjesë personalitete si kryeministri kinez Li Qiang, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam.

Mediat e huaja raportuan se gjatë paradës, Koreja e Veriut shfaqi raketën e saj balistike ndërkontinentale të përparuar Hwasong-20. Kjo është një ndër sistemet më të forta të armëve bërthamore të Koresë.

Ndërsa seria ICBM Hwasong i ofron Koresë së Veriut aftësinë teorike për të goditur kudo në Shtetet e Bashkuara, ekspertët mbeten të pasigurt në lidhje me saktësinë e udhëzimit të saj dhe nëse koka e saj luftarake mund t'i mbijetojë rihyrjes në atmosferë.

“Hwasong-20 përfaqëson, për momentin, apoteozën e ambicieve të Koresë së Veriut për aftësi të lëshimit të armëve bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Duhet të presim ta shohim sistemin të testuar para fundit të këtij viti”, tha Ankit Panda i Fondacionit Carnegie për Paqe Ndërkombëtare me seli në SHBA.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha gjtë një deklarate të tij se ushtria e tij do të vazdhojë të shkatërron të gjitha kërcënimet.

“Ushtria jonë duhet të vazhdojë të rritet në një entitet të pathyeshëm që shkatërron të gjitha kërcënimet”, deklaroi Kim.

Kim u takua gjithashtu me Medvedevin, i cili vuri në dukje se ushtarët e Koresë së Veriut që luftojnë për Rusinë në Ukrainë demonstruan besimin midis kombeve të tyre. Kim shprehu dëshirën e tij për të forcuar bashkëpunimin me Rusinë dhe për t'u angazhuar në shkëmbime të ndryshme për të arritur qëllime të ndërsjella.

Në një paradë të madhe ushtarake ku morën pjesë personalitete të huaja, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shfaqi armët më të fuqishme të arsenalit të tij bërthamor, duke përfshirë një raketë të re balistike ndërkontinentale që analistët besojnë se ai mund ta testojë në javët e ardhshme./Dosja.al

korea e veriut kim jong un li qiang

Sondazh

Poll