Bota

U gjet e goditur në bodrum, kryebashkiakja gjermane u godit 13 herë me thikë nga vajza e saj e adoptuar

Hetuesit thanë se Stalzer u gjet në shtëpinë e saj me plagë thike.

11 Tetor 2025, 08:17 Nga E.d
U gjet e goditur në bodrum, kryebashkiakja gjermane u godit 13 herë me
Foto ilustruse

GJERMANI- Kryebashkiakja gjermane Iris Stalzer, e cila u gjet e goditur 13 herë me thikë, është qëlluar nga vajza e saj adoleshente e adoptuar. 57-vjeçarja Iris Stalzer, ishte zgjedhur së fundmi kryebashkiake për Partinë Social Demokrate me prirje të majtë, me mbështetjen e Partisë së Gjelbër, dhe pritej të merrte detyrën në nëntor.

Mediat e huaja shkruajnë se Stalzer u sulmua në shtëpinë e saj, në qytetin Herdecke në Gjermaninë perëndimore. Hetuesit thanë se Stalzer u gjet në shtëpinë e saj me plagë thike. Mjekët thanë se politikanja pësoi 13 plagë me thikë, në disa hematoma dhe fraktura të kafkës. Autoritetet gjermane thanë se Stalzer ishte torturuar për orë të tëra në bodrum, nga vajza e saj 17-vjeçare e adoptuar, e cila dyshohet se përdori një deodorant dhe çakmak për t'i vënë flakën përpara se ta godiste disa herë.

Hetuesit më vonë gjetën një thikë që besohet të jetë përdorur në sulm brenda një çante shpine që i përkiste djalit 15-vjeçar të adoptuar të Stalzer, së bashku me rroba të njollosura me gjak që mendohet se i përkisnin vajzës. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan gjithashtu se gjurmë të konsiderueshme gjaku në shtëpi duket se ishin pastruar para se të thirreshin shërbimet e urgjencës. Policia konfirmoi se kishte pasur tensione në familje, përfshirë një grindje të mëparshme familjare që përfshinte një thikë.
 
Prokurorët po e trajtojnë rastin si dëmtim të rrezikshëm trupor dhe jo si tentativë vrasjeje, duke përmendur vendimin e vajzës për të kërkuar ndihmë më pas si një tërheqje nga krimi. Të dy fëmijët e adoptuar janë vendosur nën kujdesin e zyrës lokale të mirëqenies së të rinjve ndërsa hetimi vazhdon./Dosja.al

iris stalzer gjermani goditjeje me thikë

Sondazh

Poll