Bota

Përfshihet nga flakë një pallat gjashtë katësh në Itali/ Humbin jetën tre anëtarë të një familje dhe evakuuohen 50 të tjerë

Një pallat në Milano mori flakë ku si pasojë, humbën jetën tre anëtarë të një familje dhe u lënduan nëntë të tjerë.

11 Tetor 2025, 10:05 Nga E.d
Përfshihet nga flakë një pallat gjashtë katësh në
Foto ilustruse

ITALI -  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e një zjarri të madh kanë humbur jetën tre persona. Një pallat në Milano mori flakë ku si pasojë, humbën jetën tre anëtarë të një familje dhe u lënduan nëntë të tjerë.

Nga kjo ngjarje humbën jetën çift i bashkëshortëve 88 dhe 85 vjeç, dhe djali i tyre 45-vjeçar, i cili jetonte në apartamentin që u përfshi nga flakët. Mediat italiane shkruajnë se forcat zjarrfikëse evakuuan edhe 50 persona të tjerë, ku nëntë prej tyre janë dërguar në spial, pasi kanë marrë lëndime të shumta.

Autoritetet e shpallën pallatin gjashtë katësh të pabanuar dhe deklaruan se zjarri besohet të jetë aksidental. Hetimi po kryhet nga Karabinierët e Kompanisë Corsico me mbështetjen e Njësisë së Hetimit të Zjarrit të Departamentit Rajonal të Zjarrfikësve./Dosja.al

itali tre viktima zjarr

Sondazh

Poll