Bota

E goditi me thikë/ Cili është misteri i plagosjes së Kryebashkiakes gjermane nga vajza e saj e adoptuar ? Një ditë më parë kishte raportuar në polici zënkën me të dhe…

Iris Stalzer u godit 13 herë më thikë nga 17-vjeçarja në bodrumin e banesës së tyre, më pas ajo i vendosi flakën dhe u largua.

11 Tetor 2025, 12:14 Nga E.d
E goditi me thikë/ Cili është misteri i plagosjes së
Foto ilustruse

GJERMANI - Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e kryebashkiakes gjermane, e cila u qëllua nga vajza e saj e adoptuar. Iris Stalzer u godit 13 herë më thikë nga 17-vjeçarja në bodrumin e banesës së tyre, më pas ajo i vendosi flakën dhe u largua. Mediat e huaja raportuan se një ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, Stalzer kishte telefonuar policinë duke i lajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
 
Autoritetet gjermane, thanë se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur si shkak i hakmarrjes së 17-vjeçares ndaj Stalzer. Sipas tyre, 17-vjeçarja ndihej e vetmuar dhe ishte xheloze ndaj kujdesit dhe dashurisë së Stalzer ndaj vëllait të saj 15-vjeçar, i cili gjithashtu ishte adoptuar.

Gjatë verës, Stalzer i kishte dërguar gjithashtu një letër shërbimeve sociale të zonës në të cilën përshkruante tensionin në rritje në marrëdhënien me vajzën e saj të adoptuar. Vërehet se pavarësisht seriozitetit të incidentit 17-vjeçari e goditi 13 herë me thikë 57-vjeçaren gjermane dhe gjithashtu i vuri flakën. Prokuroria nuk po e trajton atë si tentativë vrasjeje, por si dëmtim të rëndë me dashje./Dosja.al

iris stalzer gjermani krim

Sondazh

Poll