Bota

Marrëveshja e Paqes për Gazën/ Izraeli liron 2 mijë të burgosur, palestinezët kthehen në banesat e tyre, Trump: Plani për armëpushim do zbatohet me përpikmëri

Izraeli ka filluar të lirojë të burgosurit, ku deri në fund të ditës priten të lirohen rreth dy mijë të burgosur.

11 Tetor 2025, 11:02 Nga E.d
Marrëveshja e Paqes për Gazën/ Izraeli liron 2 mijë të
Foto ilustruse

PALESTINË- Marrëveshja për Paqen dhe armëpushimin, mes Izraelit dhe Palestinës e vendosur nga Presidenti Trump ka filluar të gjejë zbatim. Izraeli ka filluar të lirojë të burgosurit, ku deri në fund të ditës priten të lirohen rreth dy mijë të burgosur. Palestinezët kanë filluar të kthehen ne shtëpitë e tyre, pasi kishin qenë të zhvendosur në vende të ndryshme për shkak të luftës.

Marrëveshja e vendosur nga President i SHBA-ve përmban një plan prej 20 pikash, të cilat priten të zbatohen deri në fazën e fundit të saj. Aktualisht marrëveshja ndodhet në fazën e parë të zbatimit. BBC raporton se marrëveshja u arrit me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Por, mbeten shumë pika ngërçi, duke përfshirë pyetjet mbi të ardhmen e Hamasit, shkallën e tërheqjes izraelite dhe kush do të qeverisë Gazën.
 
Negociatat tani pritet të jenë më të vështira, dhe si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë arsye për të provuar të pengojnë bisedimet. Burimet thanë se ka vrull, por përparimi do të jetë i mundur vetëm nëse presidenti mbetet i angazhuar në proces.
 
Trump ka thënë se rreth 600 kamionë me ndihma në ditë do të hyjnë në Gaza, për të ndihmuar pupullin palestinezë. Tess Ingram e UNICEF-it thotë se agjencia është gati të dërgojë ndihmë në Gaza , por sipas saj kjo ende nuk ka ndodhur ende.

"Ne jemi vërtet shpresëplotë se ky armëpushim do të thotë që ndihma do të rritet në vëllime domethënëse sepse kjo është ajo që fëmijët e Gazës kanë kaq shumë nevojë dhe kanë pritur kaq gjatë, aktualisht nuk po e shohim të ndodhë ende, Ne jemi gati, kemi 1,300 kamionë jashtë, ndërsa UNICEF dhe partnerët tanë të OKB-së kanë shumë më tepër," tha Ingram./Dosja.al

gaza izrael shba

Sondazh

Poll