Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një fundjavë me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.

11 Tetor 2025, 07:16 Nga E.d
Mot i kthjellët dhe temperatura të qëndrueshme, parashikimi i
Foto ilustruse

TIRANË - Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak këtë të shtunë, 11 tetor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një fundjavë me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.

Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 metra për sekondë. Megjithatë, përgjatë zonave luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, pritet që era të intensifikohet deri në 16 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të mira për lundrim dhe turizëm bregdetar./Dosja.al

mot sot era

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2025, 21:48 Ervin Bejleri

Vini, vetëm në skenë

foto ilustruese TIRANË- Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmend...