Aktualitet

Operacion i papritur në kryeqytet, civilët ndalojnë "Audin" me targa angleze! Arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim

Sipas burimeve, policia e kryeqytetit ka vënë në pranga tre persona, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë publik. Rrethanat dhe arsyet e arrestimit mbeten për momentin të paqarta, ndërsa autoritetet policore pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

10 Tetor 2025, 17:55 Nga M.L
Operacion i papritur në kryeqytet, civilët ndalojnë
Policia, foto ilustruese

TIRANA- Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Bëhet me dije se efektivë civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit “Audi” me targa britanike dhe kanë vënë në pranga tre persona që ndodheshin brenda tij, të shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.

Rrethanat dhe arsyet e arrestimit mbeten për momentin të paqarta, ndërsa autoritetet policore ende nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar për këtë rast./ Dosja.al

tirana arrestime deshmoret e kombit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2025, 15:05 M.L

"Titaniku” në versionin shqiptar!

Foto ilustruese TIRANA- Titaniku” në versionin  shqiptar! Pas sukseseve javë pas jave, emisioni “Piranjat” në episod...