Politike

Ilir Meta kërkon lirinë/ Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e ish-Presidentit

Ndërkohë që seanca e sotme u shty pas mbledhjes dhe bojkotit të gjyqtarëve, në lidhje me vrasjen e gjytarit Astrit Kalaja. 

10 Tetor 2025, 10:37 Nga I.A
Ilir Meta kërkon lirinë/ Gjykata e Lartë shtyn seancën
Ilir Meta

TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për shqyrtimin e rekursit të ish-Presidentit Ilir Meta. Seanca e radhës pritet që të mbahet më datë 16 tetor. Ndërkohë që seanca e sotme u shty pas mbledhjes dhe bojkotit të gjyqtarëve, në lidhje me vrasjen e gjytarit Astrit Kalaja. 

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll