Bota

Gjermania, e vetmja forcë që mund të ndalojë ndarjen e Kosovës

14 Mars 2019, 17:53 Nga DOSJA
Gjermania, e vetmja forcë që mund të ndalojë ndarjen e

Për dy dekada, vendet evropiane sëbashku me SHBA-të kanë punuar shumë për të zbatuar dhe mbrojtur paqen në Ballkan. Të dyja palët kanë investuar miliarda euro për të rindërtuar dhe stabilizuar situatën në Bosnjë Herzegovinë dhe Kosovë, gjithashtu dërguan trupa në rajon si forcë paqeruajtëse, të shkatërruara nga agresioni serb.

Shtetet e Bashkuara, BE,  Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë në dorë progresin dhe qëndrueshmërinë  në Ballkanin Perëndimor, i cilësuar si një nga rajonet më të rëndësishëm. Megjithatë, qeverisja Trump ka vendosur të krijojë një situatë jo shumë të mirë në rajon, duke ngritur ‘status quo’ ndaj kësaj dhe për një përiudhë afatshkurtër të largojë këtë trashëgimi.

Washington nga ana tjetër po i vendos disa pengesa Serbisë, pasi kjo e fundit nuk pranon të bëjë marrëveshje me Kosovën për zonat e banuara nga serbë në Kosovë, nën kontrollin serb në këmbim të Beogradit duke njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Ky është një presion masiv mbi Kosovën për të pranuar një marrëveshje të tillë, megjithëse presidenti Hashim Thaçi, nuk ka një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Gjermania është e vetmja forcë e cila për momentin ka kapacitete për të ndalë korrigjimin e kufirit dhe shkëmbimin e popullatës dhe të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është konstatimi i dy autorëve të huaj , Kurt Bassauner dhe Toby Vogël, të cilët në një shkrim të gjatë autorial, kanë shtjelluar fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe idenë për korrigjim të kufijve si pjesë e një zgjidhje finale ndërmjet dy shteteve.

Berlini duhet që në të njëjtën kohë t’i mbledhë vendet e tjera anëtare që t’i rezistojnë çdo shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë dhe më gjerësisht.

Burimi: BIRN 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni federica mogherini gjermania kufijte e kosoves shba federica mogherini gjermania kufijte e kosoves shba

Sondazh

Poll