Aktualitet

Nuk kontrolloi Elvis dhe Gjon Shkambin, flet roja i Gjykatës së Apelit: Vuaj nga diabeti, me jep probleme me shikimin

Gjatë fjalës së tij në seanca, Koxhaj ka theksuar se vuan nga diabeti dhe kjo sëmundje i jep probleme me shikimin.

9 Tetor 2025, 09:38 Nga I.A
Nuk kontrolloi Elvis dhe Gjon Shkambin, flet roja i Gjykatës së
Astrit Kalaja

TIRANË- Roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj është lënë në arrest me burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Gjatë fjalës së tij në seanca, Koxhaj ka theksuar se vuan nga diabeti dhe kjo sëmundje i jep probleme me shikimin. Më tej, Koxhaj shtoi se ka lajmëruar kancelaren e Gjykatës para se Gjon dhe Elvis Shkambi të hynin në sallë.  

"Vuaj nga sëmundja e sheqerit dhe kam lajmëruar dhe kancelaren e Gjyjates para se te kalonin dy personat dhe pas nje ore më ka thene që shko bej vizitë por nuk më zëvendësuan. Kjo sëmundje me jep probleme me shikimin," tha Koxhaj.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

gjon shkambi elvis shkambi astrit kalaja banush koxhaj

Sondazh

Poll