Aktualitet

Akuzohet për përndjekje nga Noizy, deportohet nga Dubai reperi 'Cllevio'

Ahmeti akuzohet se për disa vite kia përndjekur fizikisht dhe përmes rrjeteve sociale Rigels Rajkun, i njohur ndryshe me emrin "Noizy".

9 Tetor 2025, 09:03 Nga E.d
Akuzohet për përndjekje nga Noizy, deportohet nga Dubai reperi
Noizy dhe Cllevio

TIRANË- Keviol Ahmeti i njohur ndryshe me emrin artistik "Clevio" është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, ku dhe do të përballet me drejtësinë. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2024, Gjykata e Apelit i kishte vendosur masën "Arrest me burg".

Ahmeti akuzohet se për disa vite kia përndjekur fizikisht dhe përmes rrjeteve sociale Rigels Rajkun, i njohur ndryshe me emrin "Noizy". Gjithashtu Ahmet ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e Fierit me 9 muaj burg, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë. Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The ëanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij. Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./Dosja.al

keviol ahmeti dubai

Sondazh

Poll