Aktualitet

FOTOLAJM/ Qindra qytetarë në tubim pas përfundimit të grevës së urisë nga shqiptari Pano Ruçi: Ditë gëzimi dhe fitoreje! Falenderime popullit që më mbështeti

Djali i tij, Denis Ruçi mbeti i vdekur në aksidentin hekurudhor me shumë viktima të Tempit, ndersa familjarët po luftojnë për drejtësi. Mësohet se zhvarrimi i trupit të djalit të tij u shty pas një kërkese të re nga avokati i familjes.

8 Tetor 2025, 22:08 Nga M.L
FOTOLAJM/ Qindra qytetarë në tubim pas përfundimit të
Foto ilustruese

GREQI- Një tubim u mbajt të mërkurën pasdite në sheshin Syntagma, pas një thirrjeje nga Panos Ruçi, i cili i dha fund grevës së urisë. Në tubim, Panos Ruçi falënderoi ata që i qëndruan pranë. Djali i tij, Denis Ruçi mbeti i vdekur në aksidentin hekurudhor me shumë viktima të Tempit, ndersa familjarët po luftojnë për drejtësi. Mësohet se zhvarrimi i trupit të djalit të tij u shty pas një kërkese të re nga avokati i familjes.

"Sot është një ditë gëzimi dhe fitoreje të trefishtë sepse fituam një betejë. Pas një beteje, ka edhe një luftë që vazhdon. Ne do të vazhdojmë deri në fund, nuk ndalemi. Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, miqtë që krijova dhe të gjithë Greqinë. Do të vazhdoj deri në fund", tha ai, sipas Protothema.gr. 

 

pano ruci

Sondazh

Poll