Aktualitet

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. 

9 Tetor 2025, 07:11 Nga E.d
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për
Foto ilustruse

TIRANË - Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veri me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë.

Në zonat bregdetare dhe lugina shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 12 metra në sekondë, duke sjellë freski përgjatë vijës bregdetare. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i dobët, me forcë 1-2 ballë, duke siguruar kushte të favorshme për aktivitetet detare./Dosja.al

 

 

 

moti kthjellime era

Sondazh

Poll