Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, mbahet sot seanca për masën e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

Elvis Shkambi ka dalë para gjykatës bashkë me xhaxhain e tij Gjon Shkambi si dhe me rojen e sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj. 

9 Tetor 2025, 08:34 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, mbahet sot
Astrit Kalaja

TIRANË- Seanca për masën e sigurisë për autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja do të mbahet ditën e sotme. Elvis Shkambi ka dalë para gjykatës bashkë me xhaxhain e tij Gjon Shkambi si dhe me rojen e sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj.

Seanca gjyqësore do të mbahet me dyer të mbyllura në Dhomën Penale të Gjykatës. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të tre të arrestuarit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja gjon shkambi elvis shkambi

Sondazh

Poll