Sport

Tashmë është zyrtare, italiani Francesco Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit...

“Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.

8 Tetor 2025, 17:00 Nga DOSJA

Tashmë është zyrtare, italiani Francesco Moriero është

VLORE - Vjen edhe zyrtarizmi nga ana e klubit vlonjat: Francesco Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit. Kuqezinjtë nuk humbasin kohë dhe menjëherë pas ndarjes me spanjolin Garcian prezantojnë teknikun e ri. Për Moreiron është një rikthim në futbollin shqiptar, pas eksperiencës sezonin e kaluar me Laçin.

“Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë. Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.

Bashkë drejt objektivave të mëdha. Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll