Sport

Presidenti Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s...

Zgjedhja e presidentit Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm edhe për futbollin shqiptar.

8 Tetor 2025, 15:33 Nga DOSJA

Presidenti Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare

ZVICER - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar.

Ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Zgjedhja e Presidentit Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, ku ai prej vitesh është gjithashtu zv.president i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll