Sport

Kupa e Botës 2026/ Arlind Ajeti: 'Synimi ynë të japim maksimumin dhe 3 pikët!'...

“Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por do të jemi profesionistë”.

8 Tetor 2025, 15:49 Nga DOSJA

Kupa e Botës 2026/ Arlind Ajeti: 'Synimi ynë të japim

TIRANE - Arlind Ajeti ka dalë sot përballë gazetarëve për të prezantuar ndeshjen e radhës të Shqipërisë, atë përballë Serbisë. Mbrojtësi kuqezi parashikon një ndeshje më të vështirë se takimi i parë, i cili përfundoi pa gola. Ajeti vlerësoi se Serbia nuk ka individualitete vetëm në sulm, por është një ekip i kompletuar në të gjitha repartet.

Emocionet para ndeshjes me Serbinë?

Normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje. Mundohemi ta shohim këtë vetëm si një ndeshje futbolli, për të qenë profesionistë në çdo aspekt. Synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por do të jemi profesionistë.

Serbia?

Besoj që Serbia, në çdo repart, ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, edhe në sulm. Kanë lojtarë si Mitroviç, që fizikisht është shumë i fortë dhe Vlahoviç, i cili kohët e fundit ka zhvilluar ndeshje të mira me Juventusin. Besoj që do t’i analizojmë çdo lojtar më saktësisht dhe do të jemi të përgatitur për çdo rast.

Çfarë duhet të bëjmë që të mos pësojmë gol, ashtu si nuk pësuam në “Air Albania”?

Atje do të jetë më e vështirë, sepse çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, pasi atje kanë edhe tifozët. Ne nuk i kemi, por do të japim maksimumin, siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që t’ia dalim.

A keni ndonjë këshillë për sulmuesit që të marrim fitoren? 

Këshilla nuk besoj që mund t’ua japim ne, mbrojtësit, sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do t’i kemi t’i shfrytëzojmë, ne mbrapa të mbajmë portën e paprekur dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll