Sport

Cristiano Ronaldo i thotë “Jo” Georginës: "Familja ime më thotë të ndalem, por unë..."

Kampioni portugez: "E di që nuk kam shumë vite të tjera për të luajtur, dhe dua t'i shijoj ato."

8 Tetor 2025, 14:30 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo i thotë “Jo” Georginës: "Familja

PORTUGALI - "Familja ime më thotë të ndalem, por unë vazhdoj të bëj gjëra të mira për klubin tim dhe ekipin kombëtar. Ruaj të njëjtin pasion si më parë: E di që nuk do të kem shumë vite të tjera për të luajtur dhe dua t'i shijoj ato që kanë mbetur në maksimum."

Cristiano Ronaldo, miliarderi i parë i futbollit, u nderua nga atdheu i tij, Portugalia, dhe iu dha trofeu Prestige për karrierën e tij të gjatë me ekipin kombëtar. "Kam qenë në ekipin kombëtar për 22 vjet. Mendoj se kjo flet vetë, pasioni që kam për të veshur fanelën, për të fituar trofe, për të luajtur për vendin tim", tha CR7.

Cristiano Ronaldo i thotë “Jo” Georginës: "Familja

Ronaldo do të rikthehet në fushë si kapiten i Portugalisë të shtunën e ardhshme në ndeshjen kundër Irlandës dhe më pas përsëri kundër Hungarisë, në dy ndeshjet që mund të vlejnë një biletë për Kupën e Botës 2026: "Shpesh e përsëris: nëse do të mundja, do të luaja futboll vetëm për ekipin kombëtar, nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, sepse është kulmi i karrierës së një futbollisti."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll