Sport

Kupa e Botës 2026/ Armando Broja: 'Fitorja ndaj Serbisë, vlen më shumë se goli personal!'

“Të gjitha ekipet kanë shanset e tyre, por ne do të luftojmë deri në fund. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës dhe duam të fitojmë”.

8 Tetor 2025, 15:54 Nga DOSJA

Kupa e Botës 2026/ Armando Broja: 'Fitorja ndaj Serbisë, vlen

TIRANE - Nisja e sezonit me Burnley-n në Angli nuk ka qenë optimale për Armando Brojën, i cili është ende në kërkim të formës së vetë më të mirë.

Sulmuesi kuqezi ishte sot përballë gazetarëve për të prezantuar transfertën e radhës së Shqipërisë, e cila do të ndeshet të shtunën me Serbinë në një duel ku luhet gjithçka për vendin e dytë në Grupin K. Në këtë ndeshje sulmuesi kuqezi tha se më shumë se goli personal më shumë rëndësi ka fitorja e ekipit.

A është ndeshja e duhur që Broja të rikthehet te goli dhe të marrim fitoren?

Për mua, më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët, rezultatin që na duhet. Normalisht, kam qejf të bëj gola, por më e bukura është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin me pasime, topa dhe gola, nëse do të kem mundësi. Por, më e rëndësishme për mua është të fitojmë dhe të marrim 3 pikët.

Si është atmosfera brenda ekipit?

Siç tha edhe Ajeti, kjo është një ndeshje futbolli shumë e rëndësishme. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar, e dimë që është një ndeshje e madhe, dhe luajmë jashtë. Jemi bashkë, do të dëgjojmë trajnerin dhe do të bëjmë çdo gjë në fushë për fitore.

Sa të mungon goli?

Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, në krahun e majtë, të djathtë apo në mesfushë, varet si shkon ndeshja. Kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh, sepse më thotë që duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar për të shfrytëzuar rastet që mund të na dalin për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen. Gjithashtu, kam qejf të ndihmoj ekipin edhe me asistime për gol. Më mungon goli, por nuk e kam mendjen aty, dua të fitojmë ndeshjen.

Sa shanse kemi për të fituar dhe sa e besoni ëndrrën e Botërorit?  

Kemi shanset maksimale. Kemi një grup të vështirë, me Anglinë dhe Serbinë. Të gjitha ekipet kanë shanset e tyre, por ne do të luftojmë deri në fund. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës dhe duam të fitojmë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll