Art&Argëtim

Vëllai i bosit të drogës Pablo Escobar prezanton smartfonin më të ri: Është i pathyshëm

5 Shkurt 2020, 18:55 Nga DOSJA
Vëllai i bosit të drogës Pablo Escobar prezanton smartfonin

KOLUMBI-Vëllai “mbretit” kolumbian të drogës Pablo Escobar ka prodhuar një smartfon të ri, i cili është i palodhshëm dhe me një ngjyrë ari. Roberto Escobar ka thënë se smartfoni, i cili do kushtojë 349 dollarë (265 £) është i ngjashëm me Galaxy Fold të Samsung dhe Mate X të Huawei, por është i pathyeshëm.

Një nga reklamat mban edhe një foto të lordit kolumbian të drogës në një nga telefonët. Ai madje ka rekrutuar ish-menaxherin e fushatës së Donald Trump, Corey Levandovski dhe prezantuesin televiziv Kris Hansen, për të mbështetur fushatën. Ky është telefoni i dytë që Roberto prezanton, duke përdorur emrin e të atit si një mjet shitjeje.

Në një intervistë për Digital Trends Z. Escobar tha: “Telefoni im nuk mund të prishet, sepse nuk më duhej të bëja një ekran xhami si Samsung. Ekrani ynë është bërë nga një lloj i veçantë plastike, dhe ne ende kemi zgjidhjen më të mirë. Plastika jonë speciale është shumë e vështirë për t’u thyer”.

Gjithashtu ai është shprehur  se është i vendosur të marrë gjigandët kryesorë të teknologjisë si dhe do të konkurojë kompaninë “Apple”.

Pablo Escobar, i cili drejtoi Kartelin Medellin në Kolumbi, ishte 44 vjeç kur u qëllua për vdekje nga policia 25 vjet më parë. Shpesh i quajtur “Mbreti i Kokainës”, ai ishte një nga kriminelët më të pasur  që dikur kontrollonte 80 për qind të të gjithë kokainës të trafikuar në SHBA. Ai dhuroi 443 shtëpi për më parë njerëz të pastrehë, dhe në mesin e vendasve, ai u përmend si “Kolumbiani Robin Hood”.

Marrë nga Sky news

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kris hansen roberto escobar kris hansen roberto escobar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shkurt 2020, 17:12

TIRANË– Kantautori Elton Deda ka kujtuar babain e tij të ndjerë, dirigjentin e mirënjohur shqiptar Ferdinand Deda, i cili po të ishte gjallë do të festonte...