“Vdes Ismail Kadare”, Ministres kosovare i hapin profil të rremë: Më keqpërdorën emrin, nuk kam Twitter (FOTO)
5 Shkurt 2020, 13:11Nga DOSJA
KOSOVË–Ministres së re të Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Vlora Dumoshit, i kanë hapur një profil fallso në Twitter dhe i kanë shpërndarë një lajm të rremë, duke shkruar se shkrimatari Ismail Kadare ka vdekur.
Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e sotme, ku me këtë adresë në emrin e Dumoshit është publikuar lajmi se Kadare ka vdekur, madje thuhet se vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Ministrja e Kulturës në Shqipëri Elva Margariti.
Menjëherë pasi lajmi u shpërnda nga dhjetëra persona të tjerë në rrjetet sociale dhe u bë viral postimi i rremë në gjuhën angleze për vdekjen e Kadaresë, ka reaguar pas disa minutash edhe Ministrja Dumoshi përmes një statusi në profilin e saj të vërtetë në Facebook, ku përgënjeshtron gjithçka.
“Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Twitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake neës. Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, ka shkruar Dumoshi.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Tiziano Ferro, melodia e muzikës italiane ka arritur të prekë zemrat e miliona njerëzve në botë, pas një incidenti që pati mbrëmjen e djeshme në Sanremo....
TROPOJË– Pas pjesmarrjes si aktore kryesore në filmin “I Love Tropoja, Arjola Demiri është emëruar drejtoreshë e Pallatit të Kulturës në Tropojë. Pasi film...
SHBA– Për Justin Bieber, kthimi në shtëpi sjell disa kujtime të errëta. Por, këngëtari nuk e shmang dot të kaluarën e tij ndërsa filmon dokumentarin e tij më or...
BERLIN– Simon Weckert, i cili e quajti performancën e tij “Google Maps Hacks”, doli në rrugët e Berlinit me një karton të vogël të kuq dhe një grumbull telefon...
TIRANË– Aktori i humorit, Romeo Veshaj ka vendosur të ndajë një foto në rrjete sociale, përkrah ish-kolegut të tij, Agron Llakajt. Dy aktorët shfaqen...
ZELANDË E RE– Muajin e kaluar, duke notuar në oqeanin në jug të Zelandës së Re, një ekip shkencëtarësh po hetonin fundin e dinosaurëve dhe po përpiqeshin t...
TIRANË– E ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja shqiptare Fjodora Fjora ka rrëfyer se në jetën e saj ka pasur një aksesor ...