Art&Argëtim

Mos e humbisni! Një Ministër, një sekretare e opozitës dhe një dhomë hoteli, kjo është shfaqja e radhës tek Teatri i Ko

5 Shkurt 2020, 18:39 Nga DOSJA
Mos e humbisni! Një Ministër, një sekretare e opozitës dhe

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është komedia e cila në dt.14 shkurt rikthen në teatër regjisoren Elma Doresi me një kast fantastik aktorësh, mes tyre dhe emra shumë të njohur.

Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta dhe Aldion Matarangasi, janë aktorët që në drejtimin e Doresit dhe me skenë e kostume nga Eldo Disha, do të sjellë të qeshura pafund në një komedi brilante britanike, e cila edhe pse e shkruar në vitet 80′ nga Ray Cooney, vazhdon të jetë shumë aktuale edhe sot.

Një Ministër, një sekretare e opozitës, një dhomë hoteli, është trinomi që shkakton një mori ngjarjesh dramatike për personazhet por shumë komike për publikun, i cili do të shijojë në hapsirën më të re  artistike në Tiranë, në Teatrin e Komedisë “Roland Trebicka”, disa orë të paharruara dhe të mbushura plot humor.

“Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament” premton të jetë komedia e vitit për shkak të situatave në skenë por edhe ngjashmërinë me realitetin politik.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture “mbledhje e jashtëzakonshme në parlament elma doresi “mbledhje e jashtëzakonshme në parlament elma doresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shkurt 2020, 17:12

TIRANË– Kantautori Elton Deda ka kujtuar babain e tij të ndjerë, dirigjentin e mirënjohur shqiptar Ferdinand Deda, i cili po të ishte gjallë do të festonte...