Art&Argëtim

“Ne nuk rrimë shumë bashkë…”/ Rrëfehet ministri i Turizmit, Klosi e tregon hapur pengun e tij më të madh: Gruan

5 Shkurt 2020, 17:50 Nga DOSJA
“Ne nuk rrimë shumë bashkë…”/ Rrëfehet

TIRANË– Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ka zbuluar ‘pengun’ e tij më të madh karshi fëmijëve. Si çdo politikan, koha për të kaluar pranë fëmijëve nuk është asnjëherë e mjaftueshme, e për këtë Klosi ndihet paksa ‘fajtor’ .

“ Njeriu e zgjedh vetë jetën që do të bëjë dhe natyrisht që është një problem, ose si të thuash një peng që kam karshi fëmijëve , ne nuk rrimë aq sa duhet bashkë. Por realisht ne ndajmë kohë me njëri tjetrin dhe kjo falë Norës që e menaxhon kohën shumë më tepër me fëmijët dhe e menaxhon edhe për mua bashkë me ta. Ne kemi një ditë të shenjtë që është e Diela”, përfundoi Blendi Klosi.

Ministri Klosi ka ndarë gjithashtu edhe momente nga jeta e tij private, ku ka zbuluar për publikun dhe momentin kur ka njohur Norën, bashkëshorten e tij.

“Unë Norën e kam njohur në television, unë jepja intervista në televizionin Klan, patëm njohjen e parë. Krijuam miqësi e më pas familjen. Në pjesën e debateve dhe në marrëdhënien me gazetarët dhe median më ndihmon shumë,”- u shpreh ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz blendi klosi blendi klosi për fëmijët blendi klosi blendi klosi për fëmijët

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shkurt 2020, 17:12

TIRANË– Kantautori Elton Deda ka kujtuar babain e tij të ndjerë, dirigjentin e mirënjohur shqiptar Ferdinand Deda, i cili po të ishte gjallë do të festonte...