Aktualitet

Përplasi 9 makina duke i ikur policisë, Gjykata lë në burg për Imer Krrashin, dëshmia: Vuaj nga ankthi, jam penduar për ngjarjen

Gjatë tentativës për arratisje, Krrashi ka përplasur 9 makina dhe një motor dhe në fund është kapur nga policia në zonën e Saukut. 

8 Tetor 2025, 12:19 Nga I.A
Përplasi 9 makina duke i ikur policisë, Gjykata lë në burg
Imer Krrashi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 31-vjeçarin Imer Krrashi. krrashi i cili njihet dhe me mbiemrat Masha dhe Uka, tre ditë më parë tentoi që t'i arratisej policisë pasi kishte armë me vete në makinë. Gjatë tentativës për arratisje, Krrashi ka përplasur 9 makina dhe një motor dhe në fund është kapur nga policia në zonën e Saukut. 

Në dëshminë e siguruar nga Dosja.al, Krrashi ka deklaruar para gjykatës se në ato momente ndodhej në depresion dhe në gjendje ankthi. 

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”, tha ai.

Si u arrestua Imer Krrashi?

Imer Krrashi, është ndaluar nga policia pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë me vete. Në momentin e ndalimit dhe urdhërit për kontroll, ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja me shpejtësi. Gjatë tenativës së arratisjes, i riu ka përplasur 9 makina dhe një motor. Nga përplasja është dëmtuar, drejtuesi i motorit (efektiv policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij. Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë./Dosja.al

imer krrashi

Sondazh

Poll