Aktualitet

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 20 mijë euro dhe 1.8 milion lekë të padeklaruara, procedohet penalisht 51-vjeçari

Gjatë kontrollit fizk brenda çantës së tij , u gjetën nga policia një sasi të konsiderueshme parash dhe eurosh.

8 Tetor 2025, 11:55 Nga E.d
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 20 mijë euro dhe 1.8 milion
Foto ilustruse

GJIROKASTËR - Një 51-vjeçar i cili tentoi të kalonte jashtë kufirit  20.530 euro dhe 1.800 000 lekë, të padeklaruara është proceduar penalisht nga policia. 51-vjeçari banues në Greqi u kap nga policia në dalje të kufirit.

Gjatë kontrollit fizk brenda çantës së tij , u gjetën nga policia një sasi të konsiderueshme parash dhe eurosh. Pas hetimeve të kryera nga polica, rezulton se 51-vjeçari nuk i kishte deklaruar këto para më parë. Policia sekuestroi shumën e parave, ndërkohë që mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, pa i deklaruar, procedohet penalisht 51-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave.Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit F. S., ku u gjetën 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. S., 51 vjeç, banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e parave.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

20.530 euro 1.800 000 lekë 51-vjeçari

Sondazh

Poll