Aktualitet

FOTO/ Përfundojnë homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, arkëmorti niset drejt Shkodrës

Mësohet se pas përfundimit të homazheve arkëmorti me trupin e Kalasë është nisur drejt Shkodrës, ku dhe do të prehet në paqe. 

8 Tetor 2025, 11:18 Nga I.A
FOTO/ Përfundojnë homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja,
Arkemorti

TIRANË- Homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja kanë përfunduar ditën e sotme. Mësohet se pas përfundimit të homazheve arkëmorti me trupin e Kalasë është nisur drejt Shkodrës, ku dhe do të prehet në paqe. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll