Politike

EMRAT/ PS zbulon kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore

 E para që u konfirmua rreth një muaj më parë është Ogerta Manastirliu në bashkinë Tiranë, e cila u përzgjodh nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të partisë.

7 Tetor 2025, 18:31 Nga E. D
EMRAT/ PS zbulon kandidatët që do të marrin pjesë në
Partia Socialiste

TIRANË- Partia Socialiste pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. E para që u konfirmua rreth një muaj më parë është Ogerta Manastirliu në bashkinë Tiranë, e cila u përzgjodh nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të partisë.

Ndërsa ditën e sotme u konfirmuan edhe emrat e tjerë. Në Bashkinë e Matit PS ka zgjedhur kandidat Altin Bojni, Ndërsa Berati do përfaqësohet nga Ervin Ceca. Brunilda Mersini do të jetë kandidate për Bashkinë Vlorë dhe Florenc Doka, kandidat për Bashkinë Cërrik. Ndërsa Bashkia e Tepelenës i është besuar Gramoz Sakos.

KANDIDATËT E PS PËR ZGJEDHJET E PJESSHME NË 6 BASHKI:

Ogerta Manastirliu, kandidate e PS për Bashkinë Tiranë

Altin Bojni, kandidat i PS për Bashkinë e Matit

Ervin Ceca, kandidat i PS për Bashkinë Berat

Brunilda Mersini, kandidat i PS për Bashkinë Vlorë

Florenc Doka, kandidat i PS për Bashkinë Cërrik

Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë

partia socialiste

Sondazh

Poll