Aktualitet

Radhë të gjata në Doganën e Qafë-Thanës, shkak një defekt në sistem pas ndërprerjes së energjisë

5 Shkurt 2020, 17:45 Nga DOSJA
Radhë të gjata në Doganën e Qafë-Thanës, shkak

QAFË THANË- Në pikën kufitare të Qafë-thanës janë krijuar radhë të gjata, pas një defekti në sistemin kompjuterik për shkak të ndërprerjeve së energjisë elektrike ditën e sotme.

Mësohet se radhë të gjata janë shënuar në të dyja doganat dhe në palën shqiptare dhe atë maqedonase. Ndërkohë, udhëtarët janë detyruar të presin në radhë për të kaluar kufirin, ndonëse temperaturat shënonin një ulje të ndjeshme ditën e sotme, si pasojë e reshjeve të dëborës.

Ndërkohë, në vend rikthehet i ftohti polar. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Tiranë kanë nisur reshjet e dëborës që prej orëve të para të ditës së sotme. Në Tiranë është zbardhur nga dëbora mali i Dajtit. Që nga dita e sotme, temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në -10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet defekt ne sistem dogana e qafë-thanës radhe ne dogane defekt ne sistem dogana e qafë-thanës radhe ne dogane

Sondazh

Poll