Aktualitet

Vrasja e Prengës/ Erdhi nga Viena, arrestohet në Han të Hotit Ardian Doçaj, pjesë e “Dukagjinit”, i vëllai: Mos e merr

5 Shkurt 2020, 15:48 Nga DOSJA
Vrasja e Prengës/ Erdhi nga Viena, arrestohet në Han të Hotit

SHKODËR– Ardian Doçi, një nga anëtarët e grupit “Dukagjini” është ndaluar sapo ka shkelur në territorin shqiptar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Doçi është kthyer në atdhe një dita pasi efektivët e “OFL-së” i kanë sekuestruar pasurinë në qytetin e Shkodrës. 

Mësohet se Doçi është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ka udhëtuar nga Viena në drejtim të Podgoricës. Kthimin e paralajmëroi ai vetë ditën e djeshme në një komunikim për mediat, teksa nuk ngurroi që të shprehej se ai nuk kishte lidhje me vrasjen e 49-vjeçarit Jak Prenga.

Në pritje të kthimit të tij nga Viena në doganën e Hanit të Hotit ka qënë i vëllai dhe avokati i tijm, Agim Martini. Të dy u shprehën se Doçi ishte larguar nga vendo që më datën 2 nëntor dhe nuk ishte kthyer më. Gjë që sipas tyre mund të verifikohej fare lehtë me të dhënat e sistemit TIMS në kufi. 

Anëtari i familjes Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jak Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli.Ditën e djeshme efektivët e anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor.

Por pse u godit fisi Bajri dhe Doçi në Shkodër?

Pengmarrja dhe vrasja makabre e Jan Prengës në Kamëz, ka zbuluar edhe anëtarë të familjes Bajri dhe Doçi, të përfshirë në një ngjarje pas të cilës dyshohet se fshihet sasia rekord prej 283 kilogram kokainë, që vëllai i viktimës nuk e dorëzoi tek ‘pronarët’. Nga të dyja familjet janë shpallur në kërkim; M.Bajri dhe Gentian Doçi janë në kërkim për këtë ngjarje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian docaj kapet ardian doçaj pengmarrje ne kamez ardian docaj kapet ardian doçaj pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll