Aktualitet

Moti i keq/ Autoriteti Portual i Durrësit: Pezullohen përkohësisht udhëtimet Durrës – Bari, mbyllet porti në Itali

5 Shkurt 2020, 17:13 Nga DOSJA
Moti i keq/ Autoriteti Portual i Durrësit: Pezullohen

DURRËS– Autoriteti portual i Durrësit njofton se si pasojë e motit të keq, janë pezulluar dy udhëtime nga Durrësi për në Bari këtë mbrëmje. APD sqaron qytetarët se sot është bërë një udhëtim i një trageti nga Durrësi në Ankona. Bëhet me dije se si pasojë e motit të  keq, është mbyllur Porti në Bari.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të lundrimeve drejt Portit të Barit?

Si pasojë e mbylljes së përkohëshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.

Konkretisht:

Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;

Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari; parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anulluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit.

Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit.

#MaritimeAlbania

Drejtoria e Përgjithshme Detare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, në vend rikthehet i ftohti polar. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Tiranë kanë nisur reshjet e dëborës që prej orëve të para të ditës së sotme. Në Tiranë është zbardhur nga dëbora mali i Dajtit. Që nga dita e sotme, temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në -10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq pezullohen lundrimet drejt barit moti i keq pezullohen lundrimet drejt barit

Sondazh

Poll