Aktualitet

Adriani akuzohet për vrasje dhe rrëmbim, vëllai i Doçit ka një lutje ndaj shtetit shqiptar: Mos merrni djem nënash në qaf

5 Shkurt 2020, 16:12 Nga DOSJA
Adriani akuzohet për vrasje dhe rrëmbim, vëllai i Doçit ka

SHKODËR– Vëllai i Adrian Doçit në një intervistë për Report Tv ka sqaruar akuzat ndaj vëllait të tij. Sipas Doçit, i vëllai është larguar nga Shqipëria 2 nëntor, disa muaj para se të rrëmbehej dhe vritej Jak Prenga.

“Vëllai im nuk i ka asgjë borxh Shqipërisë dhe as jetë krimi. Ka ikur nga Shqipëria më 2 nëntor dhe është kthyer vetë me vullnetin e tij se është shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin, s’ka lidhje me jetën e krimit në Shqipëri. I lutem shtetit shqiptar të mos marrin djem nënash në qafë se s’i kemi gjë borxh askujt. Nga ora 5-8 të darkës më kanë marrë, më kanë shpall që gjëra atë mëtejshme që nuk i kam as unë as një pjesëtar i familjes sime”, tha ai.

Pasditen e sotme është kthyer në Shqipëri Ardian Doçi. Mësohet se Doçi është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ka udhëtuar nga Viena në drejtim të Podgoricës. Vëllai i tij dhe avokati pretendojnë për pafajësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian doçi kapet ardian doçaj pengmarrje ne kamez ardian doçi kapet ardian doçaj pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll