Aktualitet

‘Morëm vetë 129 dhe njoftuam se po kthehej!’/ Flet avokati i Ardian Doçajt: Ka qenë duke punuar në Europë, s’ka lidh

5 Shkurt 2020, 16:20 Nga DOSJA
‘Morëm vetë 129 dhe njoftuam se po kthehej!’/ Flet avokati

TIRANË– Avokati i Adrian Doçit, Agim Martini ka bërë me dije se klienti i tij ka dalë nga Shqipëria disa muaj para se të rrëmbehej Jak Prenga. Në një intervistë për Report Tv, Martini tha se klienti i tij ishte kthyer për të sqaruar situatën e tij ligjore, edhe pse prej muajsh punonte dhe jetonte në Europë. 

“Për të kryer verifikimet e duhura që janë në pikën kufitare, sa të hiqet arsyeja që ka qenë në alert dhe sa të kontrollohet dhe të pritet të vij OPGJ për ta shoqëruar në drejtorinë e Përgjithshme të Shkodrës. Para se të vinim këtu, unë avokati Agim Martini kam thirrën sallën operative të 129, duke qenë se nuk mu përgjigjën, kam marrë përgjegjësin oficerin Behar Kraja, me sa mbaj mend, që e kam vënë në dijeni që po shkoj bashkë me Doçin të drejtoria e Shkodrës bashkë me klientin tim për t’u vetëparaqitur pasi ka gjithë dëshirën për të zbardhur pozicionin mesa dyshohet. Kjo ndodh në një shtet ku media luan rolin e oficerit dhe atij të drejtësisë, nuk duhet të marrin role që nuk i takojnë, por në rastin konkret është media që i ka dhënë këto deklaratat sikur ka qenë pjesë e grupit që ka marrë peng apo ku di unë se çfarë. Ai ka qenë duke punuar në Europë. Është larguar në mënyrë të ligjshme më datë 2 nëntor dhe është kthyer me vullnetin e tij”, tha avokati.

Pasditen e sotme është kthyer në Shqipëri Ardian Doçi. Mësohet se Doçi është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ka udhëtuar nga Viena në drejtim të Podgoricës. Vëllai i tij dhe avokati pretendojnë për pafajësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian doçi agim martini adrian doçi agim martini

Sondazh

Poll