7 Tetor 2025, 18:57
Nga M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Herdecke të Gjermanisë, ku kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë, Iris Stalzer, është sulmuar me thikë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. 57-vjeçarja u godit disa herë në bark dhe shpinë, mëngjesin e së martës, pranë banesës së saj.
Sipas informacioneve paraprake nga “Bild”, Stalzer, anëtare e Partisë Socialdemokrate (SPD), u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj në lagjen Herdecke, në landin North Rhine-Westphalia. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e saj të adoptuar; një djalë 15-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare.
Sipas autoriteteve, 15-vjeçari thirri ndihmën dhe deklaroi se nëna e tij ishte sulmuar nga disa persona të panjohur në rrugë. Megjithatë, hetuesit nuk gjetën dëshmi që mbështesin versionin e tij, ndërsa djali u mor nga policia me pranga dhe u vesh me një uniformë të posaçme për të ruajtur gjurmët e mundshme të gishtërinjve. Policia sqaroi se kjo procedurë u ndoq për të mos dëmtuar provat e mundshme, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim.
Burime nga policia bëjnë me dije se për momentin nuk ka prova që të çojnë drejt një motivi politik për sulmin. Megjithatë, po hetohet pista e dhunës në familje. Sipas “Spiegel”, në verën e kaluar, vajza 17-vjeçare e Stalzer dyshohet se e kishte sulmuar me thikë nënën e saj në të njëjtën banesë. Të dy adoleshentët janë aktualisht nën hetim, ndërsa nuk është bërë ende asnjë arrestim zyrtar.
Kush është Iris Stalzer
Iris Stalzer është avokate e specializuar në të drejtën familjare dhe ka një karrierë të gjatë në politikën lokale në Herdecke. Ajo ka qenë anëtare e këshillit bashkiak dhe komitetit të të rinjve për shumë vite. Më 28 shtator 2025, Stalzer u zgjodh kryetare e bashkisë me 52.2% të votave, me mbështetjen e Partisë së Gjelbër, duke mposhtur kandidatin konservator të CDU-së, Fabian Konrad Haas. Ajo pritej të merrte detyrën në fillim të nëntorit, pas 16 vitesh qeverisje nga kampi konservator në qytet.
Aktualisht, ajo ndodhet në spital në gjendje kritike, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje për t’i shpëtuar jetën. Autoritetet gjermane kanë intensifikuar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij sulmi të rëndë./ Dosja.al
Bota
7 Tetor 2025, 17:52
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Pamjet e mëposhtme dokumentojnë momentin e atentatit ndaj kandidatit të BDI-së në Kumanovë...
Bota
7 Tetor 2025, 17:56
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Beogradi do të diskutojë me Rusin&eu...
Bota
7 Tetor 2025, 17:18
E. D
Zekirja Shahini
MAQEDONIA E VERIUT- Personi që shihni në foto është kandidati i BDI-së, Zekirja Shahini i cili mbet...
Bota
7 Tetor 2025, 17:36
M.L
Ali Ahmeti
MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kumanovë, Maqedoninë ...
Bota
7 Tetor 2025, 16:54
E. D
foto ilustruese
KUMANOVË- Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së...
Bota
7 Tetor 2025, 15:37
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një bos i njohur i mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për pesë vite me radhë, u arrestua ng...
Bota
7 Tetor 2025, 15:23
M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Sulm me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke (North Rhine-Westfalen) në Gjermani. Iris Stalzer, 57 vjeç...
Bota
7 Tetor 2025, 12:04
I.A
Cmimi Nobel
SHBA- Një treshe shkencëtarësh me bazë në SHBA, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis, kanë fituar ...
Bota
7 Tetor 2025, 07:55
E.d
Foto ilustruse
SHBA - Shtëpia e një gjyqtarje është përfshirë nga flakët në Karolinën e Jugut, ku si pasoj&eum...
Bota
6 Tetor 2025, 22:59
E. D
foto ilustruese
SIRI- Siria ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve indirekte për Parlamentin e parë që nga rrëzimi nga push...