Të shtëna me armë zjarri në Kumanovë/ Plagoset kandidati i BDI-së, autori hapi zjarr nga një makinë që ishte në lëvizje
foto ilustruese KUMANOVË- Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së...
Sipas njoftimit zyrtar të partisë, persona të maskuar kanë organizuar një pritë ndaj kandidatit dhe njëherësh bartësit të listës së këshilltarëve të BDI-së në komunën e Likovës.
MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kumanovë, Maqedoninë e Veriut, ku është qëlluar me armë zjarri një kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas njoftimit zyrtar të partisë, persona të maskuar kanë organizuar një pritë ndaj kandidatit dhe njëherësh bartësit të listës së këshilltarëve të BDI-së në komunën e Likovës.
I plagosuri është identifikuar si Zekirja Shahini, 43 vjeç, banor i fshatit Sllupçan. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Kumanovës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas raportimeve të mediave vendase, Shahini ka marrë tre plumba në këmbë.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar për grupin hetimor se agresori mbante maskë dhe u largua me shpejtësi pas atentatit Forcat policore dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët e kësaj sulmi të rëndë.
Në reagimin e saj, BDI ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve për ditën e sotme, duke i bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin masa konkrete për rikthimin e sigurisë dhe forcimin e besimit të qytetarëve te ligji dhe drejtësia.
REAGIMI I PLOTË:
“Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati.
U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.
Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, partia jonë vendos të pezullojë aktivitetet e ditës sotme, ndërsa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për rikthimin e besimit publik dhe sigurisë në terren,” thuhet në reagim./ Dosja.al
foto ilustruese KUMANOVË- Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së...
Foto ilustruese ITALI- Një bos i njohur i mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për pesë vite me radhë, u arrestua ng...
Foto ilustruese GJERMANI- Sulm me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke (North Rhine-Westfalen) në Gjermani. Iris Stalzer, 57 vjeç...
Cmimi Nobel SHBA- Një treshe shkencëtarësh me bazë në SHBA, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis, kanë fituar ...
Foto ilustruse SHBA - Shtëpia e një gjyqtarje është përfshirë nga flakët në Karolinën e Jugut, ku si pasoj&eum...
foto ilustruese SIRI- Siria ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve indirekte për Parlamentin e parë që nga rrëzimi nga push...
Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se Gjermania duhet të tërhiqet nga gara vjetore e këngës...
Foto ilustruse MBRETËRIA E BASHKUAR- Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka trazuar rrjetin pasi u shfaq në një video duke u relaksuar pranë...
çmimi Nobel SUEDI- Çmimi Nobel në Mjekësi 2025 iu dha Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre ...
Andrej Babish ÇEKI- Fitorja në zgjedhje këtë fundjavë e populistit të djathtë, Andrej Babish, rrezikon ta kthejë ...